Bie poshtë teoria se shumë djathë ju dëmton

Ushqime

Bie poshtë teoria se shumë djathë ju dëmton

Më: 25 mars 2017 Në ora: 16:18
Ilustrim

Ky është një revolucion në mendimin shkencor për efektet e djathit, i cili është menduar se kur konsumohet me tepri, mund të jetë një nga ushqimet më të këqija në tavolinë.

Kështu konfirmon një studim i ri, i cili përforcon rezultatet e studimeve të mëparshme lidhur me konsumin e djathit. Studiuesit kanë marrë në analizë më shumë se 1 500 individë të moshës nga 18 deri në 90 vjeç. Studimi i “University College Dublin” është botuar në Shtetet e Bashkuara dhe lidhej me marrjen në shqyrtim të niveleve të kolesterolit të keq LDL.

Por sipas sondazhit të publikuar, ata që hanin djathë me yndyrë të lartë kishin më pak përqindje të yndyrës në trup. Nuk ka ndonjë shpjegim të qartë lidhur me arsyet apo efektin përfitues të djathrave dhe produkteve të qumështit. Megjithatë, ky studim, sipas Ansa.it, tregoi se këta persona mund të kishin një presion më të ulët të gjakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat