Torte shtresore

Ushqime

Torte shtresore

Më: 5 prill 2017 Në ora: 14:39
Torte shtresore

Përbërësit

7 vezë
220 gr sheqer
100 gr miell
320 gr çokollatë për zierje
250 gr gjalpë
1 lëvorja e portokallit
kripë

Hapat

1

Thyhen 7 ve, dhe të verdhat e vezëve përzihen me 1450 g sheqer, miksohen, bëhet një masë shkumë.

2

Nga të bardhët e vezëve bëhet shkuma e bardhë.

3

Të verdhave të vezëve së pari u shtohet mielli e pastaj shkuma e bardhë. Me letër për pjekje mbështillen 6 kallëp (me diametër prej 23 cm), dhe masa e bërë gati qitet në këto kallëpe (në lartësi prej 3-4 mm).

4

Piqen për 7-8 minuta në 200 shkallë C.

5

Vezët e tjera bashkohen me sheqer dhe ziejnë në avull, ndërsa kur uji të vlojë, miksohen 5 minuta.

6

Kësaj mase i shtohen 240 g Çokollatë dhe miksohet. Largohet nga zjarri dhe tundet përderisa të ftohet. I shtohet gjalpi i zbutur dhe lëvorja e renduar, miksohet. Ky krem futet në frigorifer për 5 minuta.

7

Pesë disqet lyhen me masën Çoko dhe renditen njëra mbi tjetrën.

8

Cokollata shkrihet në avull. Kur të ftohet, qitet mbi diskun e fundit dhe futet në frigorifer që të shtrëngohet. Pritet në 8 pjesë dhe në secilën pjesë vihet pak krem-Çoko. Torta lyhet me krem dhe zbukurohet me ashkla të lëvores së karamelizuar të portokallit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat