Vlerat e rralla të uthullës së shegës

Ushqime

Vlerat e rralla të uthullës së shegës

Më: 5 prill 2017 Në ora: 23:20
Shega

Shega është një frut i mrekullueshëm që ofron shumë ushqyes dhe vlera për të gjithë dashamirësit e saj. Ajo konsiderohet thelbësore për një ushqim të shëndetshëm dhe është pjesë e recetave të ndryshme në mbarë Shqipërinë.

Fruti pëveçse i freskët konsumohet në mënyra të ndryshme siç janë lëngu, shurupi, çaji apo uthulla. Po, nga shega mund të bëhet edhe uthull. Lexuesit janë njohur vazhdimisht me vlerat e uthullës së frutave, veçanërisht asaj të mollës në artikujt e shumtë që kemi publikuar për këtë produkt. Megjithatë, të paktë janë ata që janë të mirëinformuar për vlerat e uthullës së shegës.

Kjo uthull me ngjyrë të kuqe të ndezur karakterizohet nga ëmbëlsia frutore e ndërthurur me aciditetin e mprehtë, që së bashku shpalosin vlerat e mëposhtme:

1. Sistemi tretës: Uthulla e shegës është e pasur me acid acetik që ndihmon sistemin tretës duke rritur aftësinë e organizmit për të përthithur ushqyesit e dobishëm nga ushqimet që konsumojmë. Shtoni uthullën e shegës në sallatën tuaj të preferuar ose pijeni atë duke tretur një deri në 2 lugë uthull shege në një gotë me ujë dhe konsumojeni përpara ose gjatë vakteve.

2. Përmirëson performancën e trupit: Lehtësimi i përthithjes së mineraleve të dobishëm nga ushqimi do e ndihmojë organizmin të luftojë diabetin dhe osteoporozën. Sistemi tretës është një nga shtyllat kryesore të organizmit dhe si rrjedhojë, uthulla e shegës ndihmon shumë në përmirësimin e funksioneve dhe performancës së trupit.

3. Përthithja e kalciumit: Njerëzit që vuajnë nga intoleranca ndaj produkteve të bulmetit kanë nevojë për burime alternative të kalciumit siç janë: spinaqi, brokoli ose hudhra. Nëse shtoni një pikë uthulle të shegës në këto ushqime, trupi do të përthithë kalciumin më lehtë se zakonisht.

4. Kolesteroli dhe tensioni i gjakut: Studimet tregojnë se, uthulla e shegës mund të ulë kolesterolin dhe tensionin e gjakut. Në mënyrë indirekte, uthulla e shegës ndihmon në uljen e shanseve të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

5. Kujtesa dhe luhatjet e humorit: Shega është e pasur me flavonoidë që janë antioksidantë, të cilët mbajnë nën kontroll radikalet e lira, përmirësojnë kujtesën dhe parandalojnë luhatjet e humorit siç është depresioni. Uthulla me ngjyrë të ndezur tregon praninë e madhe të flavonoidëve dhe vlerave që përcjellin ato.

Zhbllokon arteriet: Studimet thonë se uthulla e shegës mund të jetë një kurë për arteriet e bllokuara, hipertensionin dhe qelizat e dëmtuara. Si të përgatisni uthullën e shegës në kushtet e shtëpisëReceta për përgatitjen e uthullës së shegës në kushtet e shtëpisë është mjaft e lehtë për t’u provuar. Do t’ju nevojiten katër kilogramë shegë nga të cilat mund të prodhoni një litër uthull shege, pas filtrimit dhe avullimit.

Përgatitja: • Pasi keni shtrydhur kokrrat e shegës, hidheni lëngun në një enë qelqi. Mbajeni në frigorifer për dy ditë, gjatë së cilave, mbetjet e kokrrave do të bien në fund të enës. Kokrrat e shtypura mos t’i hidhni sepse ato janë burim fibrash dhe mund të konsumohen. • Filtrojeni lëngun me kujdes dhe hidheni në një enë qelqi. Mbulojeni enën me një napë dhe izolojeni mirë me llastik. Enën ruajeni në një hapësirë të errët. Lereni lëngun të fermentohet për 30 ditë. • Më pas, filtrojeni për herë të dytë. Lëngu i përftuar duhet të fermentohet sërish për disa javë të tjera. Në fund të këtij procesi, duhet ta filtroni uthullën e përfituar për një herë të fundit. • Ruajeni uthullën e filtruar në një shishe të veçantë dhe mbajeni në frigorifer. Në fillim shija do të jetë tepër e mprehtë dhe e athët, por më pas do të zbutet. Kur kjo të ndodhë, mund ta përdorni uthullën në recetat tuaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat