Musakë me oriz e patate

Ushqime

Musakë me oriz e patate

Më: 14 prill 2017 Në ora: 15:47
Musakë me oriz e patate

Përbërësit

1 qepë
3 patate te medha
2 filgjan oriz(200 ml)
300 gr kerpudha te fresketa
1 lugë vegete
½ lugë kripë
1 lugë piper i kuq
1 lugë miell
100 ml vaj
ujë sipas nevojes

Hapat

1

Qepen e grijme imet

2

Patatet qerohen dhe grihen ne rrathe.

3

Kerpudhat i grijme ne fleteza te holla.

4

Perziejme qepen kerpudhat,vegeten,orizin kripen,piperin.

5

Taven e lyejm me vaj dhe shtrojme nje shtrese nga rrathet e patateve.

6

Pastaj qesim krejt permbajtjen e perzier me orizin dhe kerpudhat dhe pastaj edhe shtresen tjeter me rrathe patatesh.

7

Perziejme vajin e mbetur,piperin e kuq,miellin gje dy gota uje, i perziejme mire dhe kete mase e qesim siper patateve(uje shtojme aq sa te dali mbi shtresen e patateve)

8

Taven e veme ne pjekje ne 200 grade per 1 ore dhe me pas shtojm edhe pak uje sepse oriziti duhet me shume uje per tu zier mjaftueshem.

9

Pastaj pas 20-30 minutash musaka do te jete e gatshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat