Petulla me pak vaj

Ushqime

Petulla me pak vaj

Më: 18 prill 2017 Në ora: 16:57
Petulla

Përbërësit

1 lt qumesht te vaket
4-5 vezë
1/2 luge të gjellës kripë
sheqer
2 qese të vogla pluhurbuke
Pak vaj
2 pluhur paste(pecive)
miellsipas nevojës

Hapat

1

Ziejm brumin duke hedhur përbërësit me rradhë. Hedhim majanë bashkë me sheqerin, kripen, vezët, qumështin, miellin në fund bashkë me peciven.

2

Bëjmë një brum më të butë se të byrekut dhe e lëmë të vijë.

3

Për një rezultat më të mirë mundemi që brumin t’a përziejm herë pas here.

4

Kur të vie brumi e hapim mbi tavolinë duke e spërkatur me miell pastaj hapim një petë 1cm të trashë dhe me gotë e prejmë në forma rrethore.

5

Në një enë hedhim shumë vaj që petullat mos të prekin në enë. Vaji sigurisht duhet të jetë i nxehtë. Shijohen të ngrohta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat