Receta perfekte e parfesë me luleshtrydhe

Ushqime

Receta perfekte e parfesë me luleshtrydhe

Më: 22 prill 2017 Në ora: 16:10
Parfe me luleshtrydhe

Jemi zyrtarisht në stinën e luleshtrydheve dhe kjo është koha perfekte për të shijuar një ëmbëlsirë super të shijshme. Mësoni se si ta bëni vetë në shtëpi…

Përbërësit: 
4 gota lulështrydhe të copëtuara
1/4 gotë sheqer
1 gotë gjizë pa kripë
1/2 gotë krem djathi
¼ gotë sheqer pluhur
1 lugë gjelle ujë
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
1 gotë biskota/ amareta të thërrmuara
1/2 gotë krem ëmbëlsirash
2 lugë gjelle bajame

Përgatitja:
Vendosni 2 gota luleshtrydhe sëbashku me sheqerin në një blender dhe lërini derisa të merrni një përizerje homogjene.
Kombinoni gjizën pa kripë, kremin e djathit, sheqerin pluhur, ujin dhe ekstraktin e vaniljes në një tas të madh.
Shtoni 2 lugë gjelle biskota të copëtuara në 4 gota.
Hidhni më pas 2 lugë gjelle nga përzierja me luleshtrydhe, ¼ gotë luleshtrydhe të copëtuara dhe 3 lugë gjelle nga përzierja me gjizë pa krië. Përsëriteni edhe një shtresë tjetër.
Vendosini në frigorifer për rreth 2 orë.
Shërbejini me krem ëmbëlsirash dhe bajame të copëtuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat