Përfitimet shëndetësore të luleshtrydheve

Ushqime

Përfitimet shëndetësore të luleshtrydheve

Më: 18 maj 2017 Në ora: 17:16
Luleshtrydhet

Luleshtrydhet përveç shijes së mrekullueshme që e kanë janë të pasura me një numër të madh të vlerave ushqyese.

Përfitimet shëndetësore të luleshtrydheve përfshijnë përmirësimin e shqimit dhe rritjen e kujdesit të syve, ndihmojnë funksionimin e trurit, lehtësojnë  problemet me tensionin e lartë dhe ndihmojnë në mbrojtjen nga problemet kardiovaskulare.

Si antioksidues natyral  luleshtrydhet janë të njohura si fruta të Evropës, që në një formë është e vërtetë sepse  janë përdorur që nga kohët romake ndërsa fillimisht pretendohet të jenë kultivuar në Francë në shekullin 18.

Këto fruta tejet të dobishme për organizëm dhe ndihmojnë edhe në humbjen e peshës pasi që stimulojnë funksionimin e metabolizmit dhe reduktojnë oreksin.

Nëse jeni duke kërkuar diçka të ëmbël për të ngrënë, ju rekomandohet të konsumoni luleshtrydhe në vend të ushqimeve të sheqerosura dhe tejet kalorike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat