Doni të jeni më të zgjuar? Konsumoni këtë produkt në mëngjes!

Ushqime

Doni të jeni më të zgjuar? Konsumoni këtë produkt në mëngjes!

Më: 21 maj 2017 Në ora: 08:39
Ilustrim

Një e treta e të rriturve anashkalojnë mëngjesin dhe konsumojnë ushqime të shpejta gjatë ditës, një zakon ky që mund të bëjë kërdinë në shëndet.

Shoqata Amerikane e Zemrës ka publikuar të dhëna dhe udhëzime të reja në lidhje me rëndësinë e vaktit të mëngjesit. Këto udhëzime janë marrë edhe nga ekspertët britanikë, të cilët thonë se të njëjtat zakone janë edhe në shtetin e tyre.

“Ky studim tregon se rreziku për zhvillim të sëmundjeve të zemrës nuk rritet vetëm nga mënyra e ushqyerjes por edhe koha kur hamë.

Studimi, i kryer nga ekspertët në Universitetin e Kolumbisë, në Nju Jork, zbuloi se njerëzit që hanë rregullisht mëngjes të shëndetshëm priren të marrin më pak kalori gjatë ditës.

Kjo do të thotë se trupi ka më shumë kohë për të djegur energji para se të vijë orari i gjumit. Njerëzit duhet të marrin 15-25% të energjisë së ditës nga vakti i mëngjesit, mes 300-500 kalorive për gratë dhe 375 -625 për meshkujt.

Shkencëtarët nuk e kanë përcaktuar qartë çfarë duhet të hanë njerëzit, megjithatë thonë se një mëngjes i shëndetshëm duhet të përmbajë lëndë ushqyese si fibra, kalcium, kalium dhe vitaminë D.

Studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit që e anashkalojnë mëngjesin janë 27% më të rrezikuar që të pësojnë atak në zemër dhe 18% goditje në tru. Po të njëjta studime kanë zbuluar se njerëzit që hanë mëngjes do ditë kanë më pak gjasa që të kenë kolesterol të lartë dhe tension të lartë të gjakut, ndërsa njerëzit që e anashkalojnë mëngjesin janë më të rrezikuar nga obeziteti dhe diabeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat