Revista Buisness Insider ka publikuar listën e ushqimeve, të cilët ndikojnë në krijimin e nuancave të verdha të dhëmbëve.
Limonët dhe domatet humbin bardhësinë e dhëmbëve, duke krijuar nuanca të verdha.
Kafja përmban tanin, i cili me kalimin e kohës shkakton njolla të errëta në dhëmbë dhe shton ndikimin e ushqimeve acidike.
Pigmentet organike në boronica, shega dhe mjedra krijojnë njolla të errëta në dhëmbë.
Vera e kuqe shkakton krijimin e nuancave të përhirta në dhëmbë, të cilat është shumë vështirë për t’i eliminuar.
Vera e bardhë i bën dhëmbët edhe më të errët dhe shkakton mikro-thyerje përmes të cilave kimikatet depërtojnë më thellë në dhëmbë.
Çdo ushqim që përmban ngjyra artificiale, si ëmbëlsirat dhe pijet sportive ndikojnë negativisht në dhëmbë.