Çfarë ushqimi duhet konsumuar për dhëmbë të shëndosh?

Ushqime

Çfarë ushqimi duhet konsumuar për dhëmbë të shëndosh?

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 18:27
Stomatologët australianë rekomandojnë një meny të veçantë të ushqimeve për dhëmbë të bukur.

Përkujdesja e dhëmbëve është më e rëndësishme për buzëqeshje të bukur.

Stomatologët australianë rekomandojnë një meny të veçantë të ushqimeve për dhëmbë të bukur.

Ata thonë se dhëmbët janë organe të gjalla që kërkojnë ushqim adekuat për regjenerimin dhe mbajtjen e tyre. Sipas tyre, pa një ushqim adekuat, dhëmbët tuaj do të pësojnë.

Nëse merrni vitamina dhe minerale të mjaftueshme, dhëmbët tuaj do të rigjenerohen, do të jenë të shëndetshëm dhe të fortë. Por, nëse ushqeheni në mënyrë të parregullt, acidi nga goja juaj do të pengojë këtë proces natyror dhe do të sjellë deri te rënia e dhëmbëve.

Stomatologët thonë se vitaminat më të rëndësishme gjenden në yndyra, sikurse janë A, D, K2 dhe E. 

Vitamina A gjendet në qumësht, peshk, vezë. Vitamina D gjendet në peshk, kërpudha dhe prodhime të qumështit. Megjithatë, burimi më i mirë janë rrezet e diellit. Vitamina K2 gjendet në djathin e butë, vezë, ndërsa vitamina E gjendet në spinaq, brokoli dhe arra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat