Si të bëni një supë kremoze me brokoli që lufton kancerin

Ushqime

Si të bëni një supë kremoze me brokoli që lufton kancerin

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 19:16
supë kremoze me brokoli

Ndoshta brokoli nuk është edhe aq i keq për ju. Ndoshta këmbëngulja e nënës suaj për të ngrënë perime ka qenë gjëja më e mirë që ka bërë.

Brokoli është një nga perimet më të mira për shëndetin tuaj dhe një masë e dobishme për parandalimin e kancerit.

Prandaj hidhini një sy recetës më poshtë dhe nxitoni ta përgatisni:

Supë kremoze me brokoli 

Përbërësit:

2 lugë gjelle me vaj ulliri
1 qepë e grirë imët
2 patate mesatare të prerë kubikë
1 brokoli, e pastruar mirë dhe e prerë kubikë
200 gram mish pule e prerë në copa të vogla
1 filxhan me qumësht
kripë dhe piper të zi për shije
1 filxhan çaji me djath kaçkavall të grirë

Udhëzime:
Në një tenxhere me vaj ulliri, skuqni qepën me hudhrat, derisa të zbuten. Shtoni patatet, brokolin dhe i lini për disa minuta. Shtoni qumështin dhe mishin e pulës. Trazojini mirë. Tani shtoni kripën dhe piperin. Në fund shtoni ujin, vendosni kapakun dhe lëreni supën të ziejë për rreth 20 minuta.

Kur supa të jetë gati, kaloni një blender dore për ta bërë atë kremoze. E shërbeni të ngrohtë, me djathë të grirë sipër.
Koha për ta shijuar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat