Efektet e pabesueshme të kurkumës te njeriu

Ushqime

Efektet e pabesueshme të kurkumës te njeriu

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 18:57
Kurkuma

Kjo bimë fantastike rritet në malet e Azisë jugore dhe juglindore. Pluhuri i saj përdoret si erëz në gjithë botën dhe njerëzit po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për efektet e saja shëruese.

Pluhuri i kurkumës që nga kohë e lashta përdoret edhe në medicinën tradicionale.

Këto janë disa nga efektet e kësaj bime të pabesueshme shëruese:

Antioksidues i fuqishëm

Kurkuma neutralizon radikalet e lira – molekula jo stabile, të cilat dëmtojnë qelizat, por edhe për krijimin e sëmundjeve si kanceri ose sëmundjet e zemrës.

Përdorimi i rregullt i kurkumës në organizëm stimulon dhe ndihmon enzimat antioksiduese në trupin tonë në luftën kundër radikaleve të lira.

Aleat i shkëlqyeshëm kundër ndezjeve

Kurkuma është treguar e shkëlqyeshme në luftën kundër ndezjeve. Një studim i publikuar në revistën Oncogene, tregon se kurkuma posedon substanca efektive në luftimin e ndezjeve.

Për më shumë, është konfirmuar se është më efikase se sa aspirina dhe ibuprofeni.

Kurkuma, për shkak të vetive të saja, aktualisht po studiohet edhe si bar potencial kundër sëmundjes Alzheimer. 

Vrasës natyral i viruseve dhe baktereve

Ky mund të jetë efekti më i madh i kurkumës. Një studim i publikuar në revistën Bioorganic and Medicinal Chemistry tregon se kurkuma ngadalëson dhe parandalon enzimat humane të virusit HIV-1 dhe HIV-2.

Përveç HIV, shumë studime kanë treguar se kurkuma është shumë efikase në luftën kundër herpesit, hepatitit C, gripit, ebolës dhe viruseve tjera

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat