Kombinimi ideal i nëntorit, supë me karota dhe portokall

Ushqime

Kombinimi ideal i nëntorit, supë me karota dhe portokall

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 16:47
Supë me karota dhe portokall

Përbërësit:

Gjysmë litër ujë

3 karota

1 gotë lëng portokalli

1 kokërr qepë

Rigon

Kripë

Piper i zi

4 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Pastroni dhe lani mirë karotat dhe qepët. Karotat prijini në kubikë të vegjël, ndërsa qepën grijeni imët. Hidhni në një tigan vajin e ullirit dhe skuqni pak karrotat dhe qepën. Shtoni ujë në tigan dhe lëngun e portokallit.

Më pas, hidhni edhe erëzat, kripën, piperin. Ulni zjarrin dhe lërini që të ziejnë për 15 minuta.

Supës mund t’i shtoni edhe krem sipër, në momentin që është gati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat