Manaferrat kundër llojeve të ndryshme të kancerit

Ushqime

Manaferrat kundër llojeve të ndryshme të kancerit

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 13:23
Ilustrim

Manaferrat janë fruta të cilat rriten në shkurre të cilat mund ti konsumojmë si fruta të freskëta, të ngrira apo komposto, reçel, lëngje dhe ëmbëlsira.

Ato janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra, me vlera të larta antioksiduese dhe ushqyese. Gjithashtu janë të varfra me kalori, karbohidrate dhe yndyra, gjë që i vë ato në krye të ushqimeve të shëndetshme.

Një filxhan me manaferra përmban dozën e rekomanduar ditore të vitaminës C, e cila, siç e dimë, e stimulon sistemin imunitar.

Efekt shumë pozitiv ka në shëndetin e zemrës, ul kolesterolin në trup si dhe përmirëson shikimin e dobët. Gjethet e manaferrës përdoren për përgatitjen e çajit, nga i cili mund të bëhen kompresa për mjekimin e enjtjes së syve dhe fytyrës.

Studime të ndryshme kanë treguar se manaferrat ndihmojnë kundër llojeve të ndryshme të kancerit, ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe pengojnë gjakderdhjet e vogla . Rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat