Mungesa e hekurit është mungesa më e zakonshme në ushqim dhe gratë janë midis atyre që kanë risk më të lartë.
Hekuri është kritik për prodhimin e hemoglobinës, një proteinë që ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të furnizojnë me oksigjen të gjithë trupin tuaj.
Pra pa atë, çdo gjë vuan dhe mund të shkaktojë anemi.
Për fat, nuk është gjë e rëndë të kesh hemoglobinë të ulët dhe është vetëm anemi.
Mungesa e hemoglobinës është njëjtë për të gjithë dhe më poshtë gjeni disa ushqime të cilat ju ndihmojnë të ktheni nivelin e duhur të kësaj substance në trup.
Mëlçia
Mëlçia është e pasur me hekur, thelbësore për hemoglobinën.
Ushqimet e pasura me acid folik
Acidi folik nuk është i rëndësishëm vetëm gjatë shtatzënisë, por dhe kur keni hemoglobinë të ulët, pra anemi, pasi ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Mes ushqimeve që përmbajnë sasi të mjaftueshme acidi folik renditen asparagët, portokalli, kokrrat e grurit, avokado, fasulja, soja dhe farat e kungullit.
Peshqit
Peshqit të cilët janë më të mirë kur jeni anemik/e janë salmoni, peshku ton, sardelet dhe skumbria.