Vlorë, në protestë 30 familje pa energji elektrike

Vlora

Vlorë, në protestë 30 familje pa energji elektrike

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 17:45
Protesta

Protesta e 30 familjeve në Vlorë kundër mungesës së energjisë elektrike ka futur në konflikt OSHEE dhe ndermarjen e ujësjellës-kanalizime.

Shkak është bërë një transformator i vjedhur rreth dy javë më parë që ka lënë pa energji elektrike banorët e lagjes 24 maji.

I kontaktuar nga Ora News kreu i OSHEE në Vlorë Roland Saliu, sqaron se transformatori i vjedhur është në pronësi të ujësjellësit, dhe OSHEE nuk ka mundësi ligjore për të ndërhyrë në këtë rast.

Por nga ana tjetër, ujësjellës kanalizime Vlorë, kundërshton pretendimet e Operatorit të shpërndarjes. Drejtori Doerian Xhelili shpjegon se nuk e ka në pronësi transformatori, pasi nuk ëhstë pjesë e inventarit të këtij institucioni. Ai i kërkon OSHEE të marrë masa për stabilizimin e situatës.

Ndërkohë banorët e mbetur pa energji kanë paralajmëruar pershkallezim te protestes me bllokim te rruges,ne rast se nuk do të ketë reagim konkret.

Pas vjedhjes së transformatorit,  nuk funksionojnë as pompat e ujësjellësit duke lënë pa furnizim zonën e Zvërnecit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat