Aksioni i IKMT - Vlorë, Dallëndyshe Bici: Do të shemben 100 objekte

Vlora

Aksioni i IKMT - Vlorë, Dallëndyshe Bici: Do të shemben 100 objekte

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 20:15
Ilustrim

Aksioni i IKMT në Vlorë, pas ndërhyrjes për shembjen e mureve rrethues dhe disa godinave njëkatëshe banimi apo biznese, ka vijuar objektet dykatëshe, pranë prefekturës, zonë e konsideruar si më problematike për çështjen e shpronësimeve. Aksioni në Vlorë është ndjekur nga afër dhe nga drejtuesja e IKMT Dallëndyshe Bici, e cila konfirmoi se ndërhyrja do vijojë sipas projektit për unazën e re të qytetit bregdetar.

Bici: Është prishur një numër i madh objektesh që ka kapur shifrën e 100 objekteve. Operacioni ka ecur mirë. Nuk ka pasur asnjë lloj incidenti.

Dallëndyshe Bici ka konfirmuar se aksioni i IKMT në nëntor do të shtrihet edhe në Himarë.

Bici:  Çdo projekt i qeverisë do të dali do të ekzekutohet menjëherë. Paralelisht, po punojmë edhe në bashkinë e Belshit. Krahas Vlorës, ne do të jemi edhe në Himarë.

Nga projekti për unazën e re të Vlorës, deri tani preken 100 objekte, nga të cilat do shpronësohen 54. Aksioni i IKMT në qytetin bregdetar do vijë dhe javën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat