Kush është viktima e atentatit që vuri në panik Vlorën - Bota Sot
Kush është viktima e atentatit që vuri në panik Vlorën

Vlora

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Kush është viktima e atentatit që vuri në panik Vlorën

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 09:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë tronditi në mbrëmje qytetin e Vlorës ku një 37-vjeçar u vra më armë zjarri në një lokal në Lungomare.

Vrasja ndodhi rreth orës 21:15 ku i pajetë mbeti nga 5 plumba në trup Marjen Xhaferaj, (alias Marjen Omeri) lindur dhe banues në Vlorë. 37-vjeçari ka përdorur disa emra të tjerë –thotë policia – por jo me gjendje civile.

Viktima ka qenë në karriget e jashtme të një lokali, i ulur me një person tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri. Sipas policisë, autori, ende i paidentifikuar, është larguar në këmbë mes pallateve. Menjëherë pas ngjarjes, policia ngriti pika kontrolli ku në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit  kanë ardhur Delta Forcë e FNSH.

Policia sekuestroi në vendin e ngjarjes disa gëzhoja ndërsa disa metra larg lokalit, u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e dispononte Marjen Xhaferaj.

Sipas policisë, 37-vjeçari ka ndërruar emër ka ndërruar emër e mbiemër  dhe rezulton me precedent kriminal.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një orar që shumë vendas dhe pushues shfrytëzojnë shëtitoren e re të Lungomares për të bërë ecjen e darkës, në zonën më të populluar të Vlorës. Në lokal dhe rreth tij ka pasur persona të shumtë, të cilët janë larguar në panik në momentin kur kanë dëgjuar të shtënat, Por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar tjetër, pasi objektivi i autorit ka qenë i qartë. Ekzekutimi i 37-vjeçari Marjen Xhaferaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test