Trafiku i drogës në Vlorë, zbardhen të tjera përgjime: Do vish me “verdhoshen”, shefi i zonës… - Bota Sot
Trafiku i drogës në Vlorë, zbardhen të tjera përgjime: Do vish me “verdhoshen”, shefi i zonës…

Vlora

E premte, 15 dhjetor 2017

Trafiku i drogës në Vlorë, zbardhen të tjera përgjime: Do vish me “verdhoshen”, shefi i zonës…

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 22:57
Trafiku i drogës në Vlorë

Kultivuesit e kanabisit në fshatrat e Vlorës, me qëllim trafikimin e tij me avion drejt Italisë, kanë pasur “engjëj mbrojtës” në Policinë e Shtetit. “Panorama” zbardh sot përgjime të tjera të dosjes së grupit të Vlorës, të kryesuar nga Sokol Burhamaj (Lamaj), të fajësuar nga Gjykata për Krimet e Rënda për kultivim të kanabisit në formën e organizatës kriminale. Sipas Gjykatës, Sokol Burhamaj mbante kontakte me punonjës policie të Drejtorisë Rajonale Vlorë, nga të cilët merrte garanci për të mos i dëmtuar parcelat me bimë të kultivuara me lëndë narkotike.

Në bisedat e përgjuara të të pandehurve të arrestuar nga operacioni “Fluturim i lirë”, pas bllokimit të një sasie prej 128 kg kanabis të sapotrafikuar në Itali me avion sportiv, del në pah shqetësimi i tyre kur shohin policinë te parcelat. Ata komunikojnë me njëri-tjetrin, ku edhe i kërkojnë Burhamajt të flasë me kontaktet e tij në polici. Me gjithë këto pretendime, Prokuroria për Krimet e Rënda arriti të identifikojë vetëm punonjësit e Policisë, Vladimir Zanaj, si garantor i parcelave të kanabisit. Ai ishte i pandehur në të njëjtin proces, por dosja ndaj tij u veçua dhe iu kalua për kompetencë Gjykatës së Vlorës. Më 27 korrik 2017, kjo gjykatë e vlerësoi të paprovuar akuzën e “shpërdorimit të detyrës” ndaj tij dhe e deklaroi të pafajshëm. Në vijim zbardhen edhe përgjimet telefonike të bisedave të bëra për llogari të trafikimit të sasive të drogës drejt Italisë dhe shifrave që do të përfitonin trafikantët, shifra që, sipas bisedave, shkonin në 180 mijë euro për person.

MESAZHET

Fatos Bruhamaj nga numri i tij i dërgon SMS përdoruesit të numrit 06…011, (i paidentifikuar deri më tani): “Po pren të shumtën jan dhe nja 100 të vogla e një 100 gjysëm të mëdha me një cep se di do i presin dhe ato a jo se di”. Ndërsa Igli Shahaj komunikon me një person (ende i paidentifikuar pas asgjësimit të bimëve narkotike).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test