Ushtria ndërhyn për të shuar zjarrin masiv në Vlorë

Vlora

Ushtria ndërhyn për të shuar zjarrin masiv në Vlorë

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 22:48
Zjarret në Vlorë

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në Vlorë, në fshatin Kuç. Raportohet se zjarri i fuqishëm rrezikon fabrikën e fishekjarreve aty pranë.

Zjarri masiv është intensifikuar në orët e mbrëmjes.

Ndërkohë, në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse dhe 50 trupa të ushtrisë.Megjithatë, nga toka duket shumë i vështirë misioni i shuarjes së tij.

Zjarrfikësit kanë kërkuar patjetër ndërhyrjen nga ajri për të shuar flakët. Situata vazhdon të mbetet kaotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat