Në sherr për shtëpinë, burri urdhëron nipin t'i rrahë dhe kërcënojë ish-gruan - Bota Sot
Në sherr për shtëpinë, burri urdhëron nipin t'i rrahë dhe kërcënojë ish-gruan

Vlora

E premte, 15 dhjetor 2017

Në sherr për shtëpinë, burri urdhëron nipin t'i rrahë dhe kërcënojë ish-gruan

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 15:48
Policia e Vlores

Pak pas mesnate, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm një grua e moshuar është kërcënuar me armë dhe është dhunuar fizikisht në banesën ku jeton me ish-bashkëshortin në fshatin Brataj të Vlorës.

Policia ka mundur të vë në pranga një nga autorët, i cili rezulton të jetë nipi i kryefamiljarit, dhe të punojë për të identifikuar bashkëpunëtorin.

Sapo kanë hyrë në banesë autorët kanë qëlluar një herë me armë në pjesën e korridorit të banesës me kryefamiljar Sh.S dhe kanë ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij, F.S. Ata janë larguar menjëherë. Policia bën të ditur, se Sh.S dhe F.S janë të ndarë ligjërisht,  dhe kanë konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin për çështje pronësie, sa i përket marrjes së shtëpisë ku ata jetojnë.

Njëri nga autorët është nipi i kryefamiljarit, Ervi Karçanaj 24 vjeç banues në Velsh të Vlorës. Dhe Policia dyshon se ata kanë hyrë në banesë, për të kanosur me armë gruan F.S., ku  kanë përdorur edhe dhunë fizike ndaj saj,  si një formë kërcënimi për tu larguar nga banesa e ish bashkëshortit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test