Tragjike në Vlorë, turistja humb ndenjat në det - Bota Sot
Tragjike në Vlorë, turistja humb ndenjat në det

Vlora

E hënë, 18 dhjetor 2017

Tragjike në Vlorë, turistja humb ndenjat në det

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 12:00
Vlorë

Edhe pse temperaturat kanë rënë ndejshëm dhe Shqipëria është prekur nga reshje shiu, pushuesit nuk i kanë rezistuar dot larjes në det.

Por kjo i ka marrë jetën një turisteje të huaj e cila është futur të lahet në detin e Radhimës, në Vlorë. Sipas një informacioni paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, rreth orës 11:05. Turistja është ende e paidentifikuar, por nga sa thuhet paraprakisht ajo është shtetase e huaj, rreth 60 vjeçe.

Ajo është futur në det për tu larë dhe ka humbur ndjenjat. Edhe pse i është dhënë ndihmën e parë nga pushues të rastit nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia thotë se “grupi hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin e shtetases si edhe për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test