E rëndë në Vlorë, 28-vjeçarja sjell në jetë fëmijën, vdes pas operacionit

Vlora

E rëndë në Vlorë, 28-vjeçarja sjell në jetë fëmijën, vdes pas operacionit

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 12:12
Foto ilustruese

Një grua 28-vjeçare humbi jetën pasi solli në jetë fëmijën e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në maternitetin e spitalit Rajonal të Vlorës gjatë ditës së sotme.

Policia e qytetit bregdetar njofton se ka marrë informacion për ngjarjen nga një telefonatë që i ka bërë spitali për vdekjen e një gruaje.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se shtetësia E.B., 28 vjeçe, ka humbur jetën në maternitet pasi ka lindur një foshnje.

Express mëson se foshnja ka lindur shëndoshë e mirë, por është duke u hetuar se çfarë solli vdekjen e nënës së re pas lindjes me operacion.

Sipas një njoftimi paraprak të policisë, thuhet se “grupi hetimor së bashku me ekspertët ligjore janë duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat