Një stol 25 milionë lekë? Reagon Bashkia e Vlorës - Bota Sot
Një stol 25 milionë lekë? Reagon Bashkia e Vlorës

Vlora

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Një stol 25 milionë lekë? Reagon Bashkia e Vlorës

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 18:15
Ilustrim

Ditën e djeshme në qytetin e Vlorës ka patur një sërë reagimesh në lidhje me çmimin e disa stolave inteligjentë të vënë nga Bashkia përgjatë zonës së Lungomares.

Në median lokale ka qarkulluar një shifër prej 25 milionë lekësh për një stol inteligjent, por sipas Bashkisë së Vlorës, këto çmime janë ta pabazuara. Në një reagim për shtyp, Bashkia e Vlorës sqaron se projekti përfshin një sërë shërbimesh dhe jo vetëm stolat inteligjentë, pasi ato janë vetëm 5% e vlerës totale të projektit. 

Bashkia sqaron se projekti kushton 52 milionë lekë dhe përmban një sistem që do të mundësojë në të gjithë Lungomaren internet falas, por edhe një sëri kamerash sigurie që do të monitorojnë të gjithë zonën. 

Projekti, shkruan në reagimin e saj Bashkia, do ta kthejë Vlorën në një nga qytetet më sigurta.

Për më tepër lexoni njoftimin e plotë:

Projekti i iniciuar nga Bashkia Vlore quhet “Sistemi Multifunksional “Smart City” dhe ka nje vlere prej 52.891.000 lekësh. Ky projekt përmban një sistem multifunksional teknologjik që do të mundësojë një rrjet komunikimi të shpejtësisë së lartë i bazuar mbi fiber optike ne qytetin e Vlores , shërbim ëi?fi free ne te gjithe zonen e Lungomares, stola interaktive per banoret dhe turistet e shume sherbime te tjera.

Per me teper ky sisten permban vendosjen e kamerave te sigurise pergjate te gjithe Lungomares, kryqezimet kryesore te qytetit dhe disa nga zonat me problematike. Kamerat e sigurise sherbejne per rritjen e sigurise ne qytetin tone per banoret, por edhe turistet e shume qe deshirojne te vizitojne Vloren.

Projekti ne fjale e kthen Vloren ne nje nga qytetet me te sigurte ne Shqiperi.

Ne kete projekt perfshihen mbi 8 km fibër optike, kamera outdoor per monitorim me rreze te gjate, stola inteligjentë, pajisje ëireless, pajsije monitorimi ne godinën e Bashkisë dhe ne sallën e Policisë Bashkiake, pajisje kompjuterike, dhe një seri e gjithë me pajisje elektronike per funksionimin e plote te këtij sistemi. Stolat qe permendin individe te caktuar zene me pak se 5% te vleres se ketij projekti.

Policia Bashkiake do te mbikeqyre keto kamera 24 ore per te garantuar siguri maksimale per banoret dhe turistet.

Me gjithe sulmet dashakeqe nga individe te caktuar, Bashkia eshte e vendosur ta shnderroje Vloren ne qytetin me te sigurt te Shqiperise dhe nderkohe ta shnderroje ne qytetin me teknologjik ne Shqiperi me akses ne internet falas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test