Procedohet penalisht firma e ndërtimit të Lungomares në Vlorë - Bota Sot
Procedohet penalisht firma e ndërtimit të Lungomares në Vlorë

Vlora

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Procedohet penalisht firma e ndërtimit të Lungomares në Vlorë

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 15:43
ilu

Një procedim penal ka nisur ndaj firmës së ndërtimit, e cila ka realizuar projektin e ndërtimit të shëtitores të vijës bregdetare Lungomare.

Mësohet se procedimi i autoriteteve në Vlorë erdhi “pasi prej kësaj firme janë krijuar disa degëzime dhe hyrje-dalje në disa objekte, duke devijuar projektin, që bie ndesh me kriteret e përcaktuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”.

Ndërkaq, një tjetër rast është konstatuar në fshatin Hoshtimë – Treblovë, për shpërdorim detyre, ndërtim i paligjshëm dhe shkatërrim prone prej katër personave të tjerë.

Ata janë dy vëllezërit P.Sh., 49 vjeç dhe Z.SH., 46 vjeç, banues në Sevaster, si dhe V.B., 45 vjeç, banues në Peshkëpi dhe F.B., 35 vjeç, banues në Llakatund.

Ndaj tyre, thotë policia në njoftim, ka filluar procedimi penal pasi nga të dhënat e marra dhe nga hetimet e kryera rezulton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hapur një karrierë që shfrytëzohet për nxjerrje të rërës bituminoze, për të cilën nuk kanë leje shfrytëzimi, duke nxjerrë sasira të konsiderueshme të kësaj lënde minerale, që sipas legjislacionit mund të shfrytëzohet vetëm pasi të jenë pajisur me leje përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test