10 ton drogë në Vlorë, priten arrestime të bujshme - Bota Sot
10 ton drogë në Vlorë, priten arrestime të bujshme

Vlora

E shtunë, 16 dhjetor 2017

10 ton drogë në Vlorë, priten arrestime të bujshme

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Një operacion është duke u zhvilluar nga policia e Vlorës në këto momente. Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një video ku tregoheshin thasë të mbushur me kanabis dhe disa bidonë. 

Lapsi.al tentoi të lidhet me disa zyrtarë të policisë së Vlorës, por ata nuk kanë pranuar të japin asnjë detaj. 

Burime jozyrtare thonë se pritet të ketë arrestime të bujshme dhe për këtë shkak policia nuk po jep detaje.

Ish-kryeministri Berisha tha se droga u zbulua në Babicë e vogël në shtëpinë e Armand Koçerrit, mik i Habilajve. Vila e këtij personi ishte e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test