Evakuim masiv në Vlorë, 2500 familje lënë banesat, ja ku po dërgohen - Bota Sot
Evakuim masiv në Vlorë, 2500 familje lënë banesat, ja ku po dërgohen

Vlora

E enjte, 14 dhjetor 2017

Evakuim masiv në Vlorë, 2500 familje lënë banesat, ja ku po dërgohen

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 14:14
Vlorë

Një evakuim masiv do të fillojë në Novoselë të Vlorë. 2500 familje janë të detyruara të lënë banesat e tyre për shkak të rrezikut të përmbytjes.

Emergjnca Civile ka vënë në dukje se nëse banorët nuk do të duan të largohen me dëshirë, do të evakuohen me forcë nga grupet e shpëtimit. 

Kreu i Emergjencave, Shemsi Prençi, deklaroi për mediat sot se "sipas raportimeve për sasinë e reshjeve në Greqinë Veriore dhe juglindje të vendit tonë, pritet pas 6 orësh vërshimi i lumenjve Seman, Vjosë dhe Shkumbin dhe përmbytje në hartën e zonave të përmbytura në 2015.

Ndaj, duhet të evakuohet popullata e përmbytur në 2015, pasi situata është në ato nivele si në 2015 ose edhe më ekstreme. Ndoshta edhe më e rëndë, por mund të përballohet për shkak të disa investimeve në shtratin, basenet e lumenjve dhe kanalet e kullimit.

Edhe për ato familje që nuk pranojnë evakuimin, - nënvitoi Prençi, - do tëndërhyjë autoritetet për t'i evakuar forcërisht qoftë edhe me bagëtitë. Qytetarët të largohen në drejtim të të afërmëve ose në qendrat e ngritura nga bashkitë. Pas orës 15:00 shtabi i emergjencës do evakuojë banorët duke përdorur edhe forcën", tha Prençi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test