Sekuestruan 155 kg drogë në Vlorë, arrestohen 7 persona - Bota Sot
Sekuestruan 155 kg drogë në Vlorë, arrestohen 7 persona

Vlora

E enjte, 26 prill 2018

Sekuestruan 155 kg drogë në Vlorë, arrestohen 7 persona

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka sekuestruar ditën e sotme 155 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe ka vënë në pranga 7 persona.

Policia bën me dije se në fshatin Velç, në banesën e Tomorr Karçanaj, janë gjetur dhe sekuestruar nga Policia 100 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate.

Në këtë banesë janë arrestuar në flagrancë punëtorët, me detyrë mirëmbajtjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike, Indrit Binaj, 29 vjeç, banues në Vlorë, Eriselda Rrënja, 26 vjeçe, banuese në Llakatund, Vito Gashi, 56 vjeçe, banuese në Shushicë, Enver Gashi, 28 vjeç, banues në Shushicë, Xheladin Bushaj, 52 vjeç, banues në Shushicë.

Gjithashtu në fshatin Vllahinë, në një tjetër banesë të Tomorr Karçanaj, në një nga mjetet në përdorim të djalit të tij Aleksandër Ajazi (Karçanaj), është konstatuar nga policia një tjetër sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë 55 kg edhe kjo në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë edhe të atë e bir si organizator dhe bashkëpunëtor të Aleksandër Ajazi (Karçanaj), 30 vjeç, banues në Vllahinë, me rol organizator si dhe Tomorr Karçanaj, 55 vjeç, banues në Vllahinë, si bashkëpunëtor.

Lidhur me këtë ngjarje, policia bën me se materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasve të lartëpërmendur për veprën penale të ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim''.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test