I dogjën makinën në mesnatë, Drejtori i Shërbimit të Vlorës ka një vërejtje për Policinë - Bota Sot
I dogjën makinën në mesnatë, Drejtori i Shërbimit të Vlorës ka një vërejtje për Policinë

Vlora

E mërkurë, 23 maj 2018

I dogjën makinën në mesnatë, Drejtori i Shërbimit të Vlorës ka një vërejtje për Policinë

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 14:32
Taulant Korkaj

Taulant Korkaj, kreu i Shërbimit të Provës në Vlorë, të cilit ia dogjën makinën në mesnatë persona ende të paidentifikuar, ka reagur pas ngjarjes. Ai i ka tërhequr një vërejtje Policisë për njoftimin që kishte dërguar; në të thuhet ndër të tjera se “nga verifikimet paraprake dyshohet se zjarrëvënia në mjet të jetë e qëllimshme.”

Korkaj: “Faleminderit gjithkujt që në një moment të vështirë nuk ngurroi të më gjendet pranë! Pak pas mesnate automjeti im personal u shkrumbua nga flakët, dyshuar si një zjarrëvënie e qëllimshme për shkak të detyrës.

Në katër vite që drejtoj Shërbimin e Provës, nuk jam konflikuar kurrë me askënd, përfshirë staf apo të dënuar të cilët merrnin në këtë institucion shërbim.

Institucioni që unë drejtoj nuk ka pasur kurrë asnjë punonjës sigurie në derën e tij, sepse nuk ka qënë kurrë e nevojshme.

Sulmi ndaj meje duke e kategorizuar rastin si incident lidhur me detyrën që unë ushtroj është tërësisht absurd dhe i papranueshëm.

Ndërsa sa i përket jetës sime personale, dhuna dhe konflikti nuk kanë qënë kurrë opsion. Ftoj forcat e rendit të zbardhin ngjarjen dhe të vënë përpara përgjegjësisë autorin,” përfundon Korkaj.

Ja njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës:

Më datë 31.12.2017, rreth orës 1:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ‘’Isa Boletini’’ ka marrë flakë duke qënë i parkuar automjeti tip ”Audi”, në pronësi të shtetasit T.K., 30 vjeç, (Drejtor i Shërbimit të Provës Vlorë). Prej flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime pjesërisht në pjesën e përparme. Nga verifikimet paraprake dyshohet se zjarrëvënia në mjet të jetë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test