Vlorë, gjendet vendi ku fshihen 456 kg drogë - Bota Sot
Vlorë, gjendet vendi ku fshihen 456 kg drogë

Vlora

E martë, 22 maj 2018

Vlorë, gjendet vendi ku fshihen 456 kg drogë

Më: 7 janar 2018 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Policia shqiptare vijon veprimtarinë e saj me qëllim që të dokumentojë dhe më pas të dërgojë në burg personat përgjegjës që kanë vënë në alarm disa shtete këto ditë, teksa transportonin drogë me gomone nga Shqipëria në Itali.

Në këtë operacion u përfshi policia shqiptare, ajo malazeze dhe italiane. Policia e Shqipërisë ka dhënë informacion në lidhje me çfarë po ngjan si dhe çfarë po bëhet për të dokumentuar ngjarjen dhe për të dërguar prape hekurave të burgut personat që dyshohet se janë pjesë e kësaj veprimtarie kriminale.

Policia është duke vijuar operacionin antikanabis në zonën e Gadishullit të Karaburunit  pas kapjes së gomones që dyshohet se tentoi të trafikonte lëndë narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë dhe GdF  kanë vijuar kontrollet në zonën e Karaburunit ku dy ditë më parë u pikas gomonia, dhe u gjetën 28 kg Cannabis Sativa.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e DVP Vlorë u lokalizua vendi në të cilën ishte fshehur pjesa tjetër e lëndës narkotike që do të trafikohej, ndërkohë që në Bristan u sekuestruan sot edhe 456.9 kg Cannabis Sativa, në 21 pako, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policinë e Malit të Zi janë duke kryer veprime hetimore ndaj shtetasve E.K., M.S., R.M., (shtetas malazez), dhe G.M., L.H., e J.M., (shtetas shqiptar), me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test