Autoboti i naftës bllokon autostradën e Vlorës - Bota Sot
Autoboti i naftës bllokon autostradën e Vlorës

Vlora

E hënë, 20 gusht 2018

Autoboti i naftës bllokon autostradën e Vlorës

Më: 15 janar 2018 Në ora: 21:25
Pamje nga video

Një autobot nafte është përplasur këtë mbrëmje me njërën nga trafikndarëset gjatë autostradës Levan- Vlorë, duke u bërë kështu dhe shkas i bllokimit të aksit rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Panaja teksa autostrada është bllokuar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon me përpjekjet për të bërë qarkullimin të mundshëm. Aktualisht automjetet janë lajmëruar që t’i drejtohet aksit të vjetër që të çon në qytetin e Vlorës.

Fatmirësisht drejtuesi i autobotit nuk ka pësuar dëmtime serioze dhe ia ka hedhur me disa plagë të lehta.

Video u publikua nga JOQ

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test