Drinazi: Unë nuk e kuptoj këtë gjë nga ekipi i Kosovës, të ndërhyjë FVK!

Volejboll

Drinazi: Unë nuk e kuptoj këtë gjë nga ekipi i Kosovës, të ndërhyjë FVK!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 mars 2022 Në ora: 18:28
Drinazi

Volejbollisti nga Shqipëria, Tuad Drinazi, shpreh shqetësimet e tija, me rastin e paprecedent që i ndodhi në klubin e Skënderbeut të Krajishtës nga Lipjani.

Drinazi as në ëndërr nuk e pa se do të largohet nga ekipi papritur, sipas tij kjo ishte përgjigja: Nuk kemi para si klub.

Volejbollisti e pranon se nuk ka pasur kontratë me klubin e Skënderbeut, që garon në Superligën A të Kosovës, por nuk e ka pritur një sjellje të tillë nga ana e tyre.

Ai tha se u larguan në kohën kur nuk mund të shkojnë askund deri në sezonin e ri, ndërsa kërkon që të ndërhyjë Federata e Volejbollit e Kosovës dhe të ruajë imazhin e këtij sporti.

Drinazi tregon se i mbeten borxh dhe do të ankohet edhe në Federatën Evropiane të Volejbollit (CEV).

“Bota sot”: Cilat janë arsyet që jeni larguar nga Skënderbeu?

Tuad Drinazi: Unë jam një sportist që vij nga Shqipëria dhe kam luajtur që nga fillimi i fazës së parë dhe deri javën që kaloi tek ekipi i Skënderbeut.

Unë këtu tek ky ekip kam ardhur që t’i ndihmoj këtë ekip sepse vij nga një kampionat më i fortë.

Në fazën e parë të kampionatit çdo gjë ishte e mirë dhe korrekte nga ana e tyre, por tani në fazën e dyte ndryshuan gjërat.

Në fazën e dytë të kampionatit kur biseduam, folëm për 10 ndeshje të fazës së dytë. 

Ekipi Skënderbeut i pa gjërat që nuk mundem mi mposht gjitha ekipet në Kosovë dhe e ka pa të arsyeshme me na largu ose mos me qenë më pjesë e ndeshjeve të tyre për shkak se nuk ka gjasa as në Play - Off me luajt dhe mos të shpenzojnë më shumë për 6 ndeshjet që kanë mbetur.

Ky, pra është sistemi i keq për sportistët.

Unë nuk e kuptoj këtë gjë nga ekipi i Kosovës si i dëmton lojtarët e huaj që vijnë e luajnë atje?! Këtu duhet të ndërhyjë dhe federata e Volejbollit e Kosovës në këtë çështje për shkak të mos prishjes së imazhit të volejbollit të Kosovës.

“Bota sot”: Sa iu ka mbetur borxh?

Tuad Drinazi: Edhe 6 ndeshje kam pasur të bëj. Me kanë mbetur borxh.  Borxhi është rreth 1.000 euro.

“Bota sot”: Tani?
Tuad Drinazi:
Çfarë të them, këto me lanë pa sport deri sezonin tjetër.

“Bota sot”: A do të ankoheni edhe në CEV?

Tuad Drinazi: Po, do të ankohem.

“Bota sot”: Iu kanë premtuar se do të shlyhet borxhi, cila është përgjigja?
Tuad Drinazi:
Jo, me kanë thënë se nuk kemi para, nuk do të vijnë 6 javët tjera. Kishim folur për 10 ndeshje, 4 i kemi luajtur, 6 jo. Tani nuk mundem të lozim askund më. Kemi qenë dy lojtarë, unë dhe Klaudio Preka.

“Bota sot”: Për fund?

Tuad Drinazi: Unë ia sigurova Superligën A dhe pasi e siguruan këtë me thanë ik, sepse nuk kemi më para dhe na vjen keq. Këtë e dijnë gjithë që mbeten falë meje aty në atë ligë.
Por sezonin tjetër do të jenë në Superligën B ose në divizionin 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat