Luboteni i Ferizajt përballet me izraelitët në garat evropiane 

Volejboll

Luboteni i Ferizajt përballet me izraelitët në garat evropiane 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 qershor 2022 Në ora: 13:38
Luboteni

Klubi më i organizuar në Kosovë, Luboteni i Ferizajt, ka mësuar rivalin për garat evropiane përkatësisht për të 32-tën e finales së Challenge Cup.

Luboteni do të takohet me klubin nga Izraeli, Maccebi Tel - Aviv.

Është interesant se klubi ferizajas është hera e dytë që do të ndeshet me këtë ekip.

Image

“Fakt interesant, hera e dytë që ndeshemi me të njëjtin ekip”, tha Kemajl Luzha, nënkryetar i KV Lubotenit.

Luboteni është i vetmi klub që përfaqëson Kosovën në garat evropiane në volejboll (meshkujt), shembull që duhet ta ndjekin edhe ekprt tjera.

Ferizajasit synojnë paraqitje sa më të mirë në këtë garë.

Ndeshja e parë luhet me 11-13 tetor dhe ajo e kthimit me 18-20 tetor.

Luboteni do të përgatitet për sfidën me izraelitët, me synim që të nxjerrin rezultat sa më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat