​Sot zhvillohen dy finalet e ligës "Gjergj Kastrioti" në volejboll

Volejboll

​Sot zhvillohen dy finalet e ligës "Gjergj Kastrioti" në volejboll

Më: 1 mars 2023 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Do të zhvillohen ditën e sotme dy ndeshjet finales të ligës “Gjergj Kastrioti” në sportin e volejbollit, në të dy konkurrencat.

Përmes një njoftimi për media, Federata e Volejbollit ka bërë të ditur se finalja ndërmjet Skënderajt dhe ekipit Korça nga Shqipëria në konkurrencën e femrave do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00.

Kurse ajo në konkurrencën e meshkujve ndërmjet Partizanit dhe Erzenit do të fillojë nga ora 20:15.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat