Kosova U22 mban grumbullimin e dytë

Volejboll

Kosova U22 mban grumbullimin e dytë

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 14:49
Kosova U22 mban grumbullimin e dytë

Kosova U22 mban grumbullimin e dytë!

Kombëtarja U22 e Kosovës, femrat, ka mbajtur grumbullimin e dytë para kualifikueseve të Kampionatit Ballkanik, në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit.

Mbarëvajtja e grumbullimit u përcoll me vëmendje nga stafi teknik i “Dardaneve”, i përbërë nga selektori Ylli Kadriu dhe trajnerët Dardan Husaj e Kastriot Azemi.

Treshja e stafit teknik do të punojë vazhdimisht në zhvillimin e potencialit të vashave edhe në grumbullimet e ardhshme, para se të vendosin për listën përfundimtare të të ftuarave për kualifikueset e Kampionatit Ballkanik të kësaj grupmoshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat