Ditë e fitoreve

Volejboll

Ditë e fitoreve

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:06
Pamje nga ndeshja

Edhe në konkurrencën e djemve, pak çaste pas futores së vajzave, është regjistruar fitorja e parë e Kosovës në BVA Kampionatin Ballkanik në beach volley.

Në ndeshjen e fundit të grupit A, dyshja kosovare Enes Shabani/Yll Salihu, shënoi fitore ndaj çiftit nga Shqipëria G. Talani/S. Kamenice, ne rezultat 2-0, në sete 21:10 dhe 21:17.

Pas dy humbjeve nga Rumania e Moldavia, djemtë e drejtuar nga Kastriot Azemi e kanë gjetur fitoren, duke iu gëzuar triumfit të parë në këtë garë ballkanike, të grupmoshës U20.

Me këtë ndeshje, Kosova e ka mbyllur në pozitën e tretë aventurën në BVA Kampionatin Ballkanik U20 në beach volley.
Dy të parët e grupit Rumania e Moldavia kanë vazhduar tutje nga Grupi A.

Garat në këtë kampionat i vazhdon dyshja e vajzave Laura Zeneli/Agnesa Koxha, e cila do ta zhvillojë ndeshjen e rradhës në pasditen e sotme, në orën 16:40 ndaj ekipit Rumania 2, në përbërje prej B. Maria/F. Briana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat