Tirana befason

Volejboll

Tirana befason

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 12:57
Yanisleydis Sanchez

Skuadra e Tiranës në volejboll për femra ka zyrtarizuar transferimin e kubanezes Yanisleydis Sanchez, e cila do të luajë me bardheblutë sezonin e ri 2023-2024.

Një lojtare që më së shumti aktivizohet në volejbollin e plazhit, çka e konfirmoi edhe prania e saj në turneun e Tirana Open, zhvilluar pak ditë më parë.

Gjithsesi, lojtarja 27-vjeçare, 1.77 metra e gjatë, do të zbresë edhe në parket gjatë sezonit të ri, duke qenë përforcimi i radhës për skuadrën e trajnerit Hasan Gurabardhi.

Më herët, për Tiranën kanë firmosur edhe volejbollistet Enkeleda Braho, Uenda Bytyçi dhe Lulieta Stërmilla.

Klubi i Tiranës sqaron se Sanchez nuk do të jetë përforcimi i vetëm i huaj për sezonin e ri. Bardheblutë premtojnë një tjetër goditje të fuqishme në merkato në ditët që pasojnë, duke ndërtuar kështu një ekip pretendent për titullin kampion, trofe ëq mungon prej disa sezonesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat