Tirana dhe Erzeni dy finalistët e Kupës së Federatës

Volejboll

Tirana dhe Erzeni dy finalistët e Kupës së Federatës

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 12:00
Pamje nga një ndeshje

Ka nisur sezoni 2023-2024 në sportin e volejbollit, teksa në sallën e lojërave në Farkë janë luajtur dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së FSHV-së për meshkuj, eventi që cdo vit nis aktivitetet e sportit të rrjertës. Më pas do të luhen dy gjysmëfinalet e femrave.

Te meshkujt, Tirana fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë (25-22, 25-19, 25-16), një ndeshje e kontrolluar dhe dominuar nga kampionët bardheblu, që e merituan finalen. Në sfidën tjetër, Erzeni triumfoi po 3-0 ndaj Partizanit (26-24, 25-13, 25-13), një ndeshje me emocione vetëm në setin e parë.

Kupa e Federatës-Meshkuj

8/9, Tirana – Vllaznia, 3-0

8/9, Partizani – Erzeni, 0-3

Kupa e Federatës-Femra

9/9, Partizani – Vllaznia, 17:00

9/9, Skënderbeu – Tirana, 19:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat