Partizani “leksion” Erzenit

Volejboll

Partizani “leksion” Erzenit

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 11:50
Pamje nga ndeshja

Është mbyllur java e 7-të e Superligës në volejboll për meshkuj, që përkon edhe me javën e fundit të fazës së parë të kampionatit të parë. Partizani e mbyll këtë fazë i pamposhtur, duke mundur 3-0 Erzenin në përballjen mes dy kryesuesve (25-17, 25-18, 25-20). Ndonëse pritej një sfidë më e fortë, të kuqtë dominuan në të trija setet.

Rikthehet te fitorja Tirana kampione, që në fushën e saj mundi 3-0 Skënderbeun, në një ndeshje pa shumë rivalitet (25-20, 25-13, 25-22). Korçarët u përpoqën të rivalizojnë, por pa sukses. Po 3-0 fitoi edhe Studenti, që në kryeqytet mundi Teutën (25-15, 25-14, 25-17), duke marrë tri pikë të rëndësishme.

Ndeshje e dominuar nga Studenti, që ruan ritmin e më të mirëve. Në Elbasan, ekipi i Vllaznisë fitoi me vështirësi 3-2 ndaj ekipit vendës, në një sfidë të ekuilibruar shumicën e kohës (25-17, 25-22, 24-26, 25-27, 15-13). Skuadrat rivalizuan fort për fitoren në fundin e takimit, por në fund triumfuan shkodranët.

Meshkuj, java e 7-të

Studenti-Teuta, 3-0

Tirana-Skënderbeu, 3-0

Partizani-Erzeni, 3-0

Elbasani-Vllaznia, 2-3

Renditja: Partizani 21 pikë, Erzeni 18 pikë, Vllaznia 14 pikë, Tirana 11 pikë, Studenti 10 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Elbasani 3 pikë, Teuta 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat