Themelohen dy klube të volejbollit 

Volejboll

Themelohen dy klube të volejbollit 

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 18:38
Agron Pacolli

Volejbolli pasurohet edhe me dy klube të reja.

Është themeluar klubi i volejbollit Hajvalia femra dhe meshkuj.

Kryetar i klubit është emëruar Agron Pacolli.

“Është hapur klubi volejbollistik Hajvalia.

Njoftohen të gjithë rinia e fshatit të Hajvalisë si femra ashtu edhe meshkuj që janë të interesuar të anëtarësohen në klubin e volejbollit.

Synimi dhe qëllimi i klubit të volejbollit Hajvalia është të angazhojmë djemtë dhe vajzat e fshatit me synim në pjesëmarrje në garat kombëtare të ligës së parë të Kosovës”, ka njoftuar para pak ditësh Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat