Më të mirët direkt në gjysmëfinale

Volejboll

Më të mirët direkt në gjysmëfinale

Më: 2 prill 2024 Në ora: 12:49
Pamje nga një ndeshje

Pas përfundimit të sezonit të rregullt është koha e fazës play off në kampionatin e volejbollit, në të dyja kategoritë. Sipas formulës, dy skuadrat e para kalojnë direkt në fazën gjysmëfinale.

Kështu, Skënderbeu e Partizani te femrat si dhe Partizani e Erzeni te meshkujt, janë kualifikuar për në gjysmëfinale. Ndërkohë që, sot nisin ndeshjet çerekfinale play off, ku luajnë ekipet e renditura në vendet 3-6.

Te femrat kemi përnballjen Tirana-Pogradeci e Barleti Volley-Vllaznia. Ndërsa të meshkujt do të luhen ndeshjet Tirana-Skënderbeu dhe Vllaznia-Studenti. Ekipet që fitojnë avancojnë në gjysmëfinale.

Gjithsahtu është konfirmuar rënia nga kategoria e Lushnjës. Ekipi myzeqar ka lënë Superligën për të luajtur në Kategorinë e Parë, ndërsa vendin e saj mes më të mirave e ka zënë Dinamo.

Çerekfinale-Femra

Tirana – Pogradeci, 2 prill

Barleti Volley – Vllaznia 2 prill

Çerekfinale-Meshkuj

Tirana – Skënderbeu, 3 prill

Vllaznia – Studenti, 3 prill

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat