Volejbolli me sponsor

Volejboll

Volejbolli me sponsor

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 15:12
Pamje nga konferenca

Kolegji Universi sponsor i Superligës së femrave në volejboll sot në ambientet e Shtëpisë së Sporteve në Prishtinë, është nënshkruar marrëveshja për sponsorisimin e Superligës së Kosovës në volejbol, në konkurrencën e femrave. Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishin të pranishm rektori i Kolegjit Universi, dr. Dugagjin Sokoli, kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, dr. Abedin Ibrahimi dhe nënkryetari i FVK-së, Blerim Gërguri. Në fjalën e tij, rektori Sokoli tha se Kolegji Universi me këtë marrëveshje sponsorisimi dëshiron që të ndihmojë sportin femëror në Kosovë, në këtë rast volejbollin. Kjo marrveshje sponsorisimi, sipas Sokolit, është edhe një mundësi që Kolegji Universi i ofron sportit femëror në Kosovë, duke dashur që të ngritjen vlerat e këtij sporti. Nga ana e tij, kryetari i FVK-së, Abedin Ibrahimi tha se, FVK është e nderuar që ka gjertur mundësi bashkëpunimi me njërin nga kolegjet private të arsimit të lartë, siç është Kolegji Universi. Edicioni i sivjetmë i Superligës së Kosovës do të emërtohet si Kolegji Universi – Superliga e Volejbollit – Femrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat