Husaj: Jemi në rrugë të mirë për në finale të Kupës së Turqisë

Volejboll

Husaj: Jemi në rrugë të mirë për në finale të Kupës së Turqisë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 janar 2017 Në ora: 19:49
Gazmend Husaj

Shijon suksesin më të madh deri më tash në volejbollin turk. Është volejbollisti nga Peja, Gazmend Husaj, anëtar i kombëtares së Shqipërisë dhe luan për ekipin e elitës turke, Inegol.  Ai me ekipin e tij befasuan me lojë jashtëzakonisht të mirë, duke e mposhtur në tai-brek me rezultat 3:2 liderin “Ziraat Bankasi” dhe u kualifikuan në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë. Husaj është edhe kapiten i ekipit Inegol dhe shpreh optimizmin se mund të kualifikohen në finale. Inegol do të ballafaqohet nesër (14.00) me Fenerbahce-n,  ku pritet të jetë një ndeshje e fortë në luftë për të siguruar biletën për në finale. Husaj ndihet krenar për suksesin e madh sidomos për fitoren ndaj liderit të elitës turke, “Ziraat Bankasi”, pasi që kjo e fundit në kampionat ka 9 fitore e 2 humbje. “Fituam një ndeshje kundër ekipit lider të kësaj sezone.  Dhe sigurisht që shpresojmë dhe jemi në rrugë të mirë për në finale. Me lojën që po bëjmë sigurisht mund të shkojmë në finale”, tha Husaj për gazetën kombëtare ‘Bota sot”. Ai është i motivuar pas kësaj fitore dhe me padurim pret edhe përballjen gjysmëfinale me Fenerbahcen. “Fenerbahce? Janë një ekip mjaft e mirë dhe e kompletuar me një buxhet mjaft të mirë dhe me lojtarë shumë cilësorë. E dimë që na pret një ndeshje shumë e fortë dhe një kundërshtar po ashtu, por ne jemi me të gjitha forcat dhe do të shkojmë derisa të mundemi!”, thotë Husaj. Volejbollisti është i...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat