Drita me dy përforcime cilësore

Volejboll

Drita me dy përforcime cilësore

Nga: K.Goca Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 15:26
Lojtaret e Dritës

Kampionia dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Drita nga Gjilani, është përforcuar me dy volejbolliste cilësore për pjesën e dytë të kampionatit. Përforcimet i konfirmoi trajneri i Dritës Lorik Ilazi. “KV Drita angazhon dy lojtare të huaja të cilat janë: Tea Bodrozha nga Maqedoni dhe Tereza Ivanova nga Bullgaria. Transferet për lojtaret në fjalë përfunduan dhe që të dyja tani do ta ndihmojnë ekipin tonë drejt Kupës dhe Kampionatit”, tha Ilazi. Të dielën (me 12 shkurt), Drita do të zhvillojë derbin e stinorit si mysafirë i Skenderajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat