A ka vend (poste) për të gjithë Abedin Ibrahimi?

Volejboll

A ka vend (poste) për të gjithë Abedin Ibrahimi?

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2017 Në ora: 14:21
Abedin Ibrahimi

Kohët e fundit Abedin Ibrahimi, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, është më i atakuari. Ai akuzohet nga disa për keqmenaxhim, madje e quajnë edhe matrapazë, por askujt nuk i kundërpërgjigjet. “Abedin Ibrahimi ka zgjedhur rrugën e punës dhe jo të zhurmës”, kështu ka thënë një burim i afërt me të. E veçanta është se ata që kanë fituar pozita nuk godasin, rrinë qetë, por nëse ndonjë nga ta e largon apo e përjashton nga familja e federatës së volejbollit, pa dyshim se ai do ta ngre zërin dhe do ta sulmojë kryetarin e FVK-së, si njeri i dështuar. Shtrohet pyetja, a ka vend (poste) për të gjithë Abedin Ibrahimi? Dikush tha se Abedinit i duhet edhe pak kohë të mendoj që të pakënaqurve t’i rehatojë me poste dhe pa dyshim se do të jetë më i preferuarit i tyre sidomos edhe te ata që e kritikojnë dhe e shajnë.

Dikush tha se mund të ketë tronditje në javët e ardhshme,  do të shkarkohen disa trajnerë nga kombëtarja e Kosovës për grup-moshat e ndryshme. Nëse vërtet ndodh kjo, atëherë ata që thurën vargje dashurie për Abedinin, do të kthehen në armiq. Kështu e ka jeta profesionale, sa i fyer, i urryer, pastaj të lavdërojnë e të puthin herë në faqe e herë në ballë.  Këto ditë sigurisht se do t’i presë Abedini.  Fundja, keq që nuk ka vend për të gjithë në federatë, keq që nuk e kemi veç një ligë me 20 apo 30 ekipe, edhe nëse do të ishte kështu, sigurisht prapë pakënaqësitë do të kishim në ndarjen e posteve, sepse krejt njësoj nuk mund jenë me pozita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat