Luboteni mundet nga holandezët - Bota Sot
Luboteni mundet nga holandezët

Volejboll

E hënë, 11 dhjetor 2017

Luboteni mundet nga holandezët

Nga: K.Goca Më: 18 tetor 2017 Në ora: 18:45
Ilustrim

Kampioni i Kosovës, Luboteni nga Ferizaj, nuk pati forcë të paktën ta fiton një set në përballje me ekipin nga Holanda,  Abiant Groningen (meshkujt). Në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, holandezët triumfuan me rezultat bindës 3:0 (25:16, 25:19, 25Ë13) dhe pothuajse janë të kualifikuar në rrethin tjetër të Champions League në volejboll. Ferizajasi dhanë maksimumin dhe duhet veçuar setin e dytë ku e sfiduan rivalin, por jo edhe për të fituar setin. Prandaj, ferizajasit tani do të luajnë takimin e kthimit dhe shpresat i kanë shumë minimale për të bërë diçka, kur kihet parasysh cilësia e rivalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test