Kadriu: Prishtina Volley mund të renditet si favoriti numër 4 - Bota Sot
Kadriu: Prishtina Volley mund të renditet si favoriti numër 4

Volejboll

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Kadriu: Prishtina Volley mund të renditet si favoriti numër 4

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 19:32
Yll Kadriu

Kryetrajneri i Skenderajt, Yll Kadriu, tha se disa skuadra e sheh në luftë për titullin e kampionit në elitën e volejbollit të Kosovës, në konkurrencën e femrave. “Mendoj që lufta për trofe do të jetë në mes KV Skenderaj dhe KV Drita, pasi që mendoj se jemi një hap para skuadrave tjera. Por kohëve të fundit edhe KV Kastrioti po bën lojëra të mira dhe mendoj që do të jetë arrë e fortë për ne. Prishtina Volley mund të renditet si favoriti numër 4”, ka thënë Kadriu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A është volejbolli në krizë gjatë këtij viti apo ka kushte më të mira? “Nëse e shikojmë në bazë të përforcimeve, mendoj që klubet janë më të interesuara te investojnë në lojtare të reja dhe t’i përkrahin lojtaret e tyre, pra nuk ka shumë prurje nga jashtë, përveç atyre klubeve që kanë mungesë të lojtareve vendore. Nuk mendoj që është problemi të kushtet financiare por ideja është të rrisim cilësinë  e lojtareve tona, duke iu dhënë hapësirë në lojë, sepse lojtaret zhvillohen duke pasur minutazh në lojë. Megjithatë nëse mendojmë për ngritje më të lartë, këto kushte nuk janë as minimale për një skuadër evropiane”, përgjigjet Kadriu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test