Ajvazi e Gjinovci: Prishtina Voley, favorite për titull - Bota Sot
Ajvazi e Gjinovci: Prishtina Voley, favorite për titull

Volejboll

E hënë, 11 dhjetor 2017

Ajvazi e Gjinovci: Prishtina Voley, favorite për titull

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 19:20
KV Prishtina Voley

Puna dhe angazhimi dhanë rezultate të jashtëzakonshme në klubin e volejbollit Prishtina (meshkujt).  Kryetrajneri Xhavit Kajtazi me punë përkushtuese e profesionale ia doli me shtatë fitore e asnjë humbje ta përfundoi edicionin vjeshtor. Pak kush e kishte pritur se Prishtina Voley do të stoliset me titullin vjeshtor, duke lënë pas kampionin në fuqi Lubotenin. Volejbollisti i talentuar i Prishtina Voley, Fatbardh Ajvazi, dhe ai me përvojë,  Bahri Gjinovci, deklaruan për gazetën kombëtare “Bota sot”, se ky sukses është si fryt i punës së madhe me trajnerin e palodhur Xhavit Kajtazin. Ajvazi tha se është i lumtur në klubin prishtinas:

“Karriera ime si volejbollist është e vonshme, në krahasim me lojtarët me përvojë që kam gjetur si kundërshtarë, gjithashtu edhe që i kam në ekipin e KV Prishtina Volley. Falënderoj ata që me koplimentojnë, falënderoj edhe ata që më kritikojnë, mirëpo vështirësitë e mia edhe të metat e mia si lojtar, faktikisht po i eliminoj në Prishtina Volley me ndihmën e shumë syve profesionist edhe të trajnerit Xhavit Kajtazi”.  Volejbollisti i talentuar thotë se më i merituari për sukseset e tija janë të Kajtazit: “Më meritori dhe më i falënderuari është Zoti, që më mundësoj të jem në duart e trajnerit më meritor i cili me vullnetin tim dhe me Instrumentet e tija tekniko-taktike po më ndërton si një arkitekt”.

A e keni pritur një sukses gjatë vjeshtës, kur dihet se patët përballë edhe kampionin në fuqi Lubotenin? “Komoditeti dhe besueshmëria për fitore ndaj kampionit në fuqi, u arrit me punë dhe me mundë nga gjithë pjesëtarët e ekipit, që nuk u dorëzuan kurrë dhe ishim përkrahës të njëri - tjetrit në situatë loje, por edhe...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test