Habit Majlinda Kelmendi: Doktorët më thanë që nëse se ndali, do të paralizohem, ja pse

Xhudo

Habit Majlinda Kelmendi: Doktorët më thanë që nëse se ndali, do të paralizohem, ja pse

Më: 9 janar 2023 Në ora: 12:15
Majlinda Kelmendi

“Vajza e Artë” e Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka dhënë një intervistë për TV “Abc News” .

Ajo ka treguar shumë detaje nga jeta e saj private si dhe nga karriera e saj si xhudiste.

Karrierën si trajnere, Majlinda e filloi para një viti kur u pensionua nga xhudo.

Ajo rrëfeu për vështirësitë që kishte pas tërheqjes së xhudos.

“Unë jam 31 vjeçe dhe sot për sot është kogja herët me ndërpre karrierën por kam qenë e detyruar.

Doktorët me kanë thanë që nëse nuk e ndali sportin e xhudos kam me u paralizu. Dy vitet e fundit kanë qenë të vështira. Fillova me pas atak paniku. U çojsha natën dhe thjeshtë se kam ditë çfarë po ndodh”, tha Kelmendi.

Kelmendi tha se babai i saj është gëzuar pas pensionimit.

“Babai është gëzu pasi thotë se tash do të kalojmë kohë më shumë bashkë.

Të gjithë janë qetësuar pasi e kam lënë karrierën”, potencoi Majlinda.

Ish-fituesja e medaljes se artë në Lojërat Olimpike Majlinda Kelmendi ka rrëfyer edhe kur i ishte kërkuar që ta përfaqësonte tjetër shtet, në këmbim të miliona eurove.

“Miliona në Kosovë nuk kam, por mjafton respekti dhe reputacioni që kam”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat