Agron Kuka: Kemi pritur kohë të gjatë për këtë ngjarje 

Xhudo

Agron Kuka: Kemi pritur kohë të gjatë për këtë ngjarje 

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 11:28
Nora Gjakova e Distria Krasniqi

Gjithçka është gati për Kampionatin e hapur Evropian në xhudo që mbahet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Për herë të parë, tifozët tanë kanë mundësinë të shohin dy kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, duke garuar në Kosovë.

Madje, të dyja janë në kategorinë -57 kg dhe për herë të parë në karrierë mund të përballen mes veti.  Në kategorinë -73 kg, garojnë Akil Gjakova e Dardan Cena.

“Kjo premierë është e veçantë për ne nga shumë këndvështrime.

Ne do ta organizojmë këtë ngjarje për herë të parë, me një format të ri dhe me një fond shpërblimi jashtëzakonisht të lartë.

Kemi pritur kohë të gjatë për këtë ngjarje. Pritjet nuk mund të jenë më të mëdha", - ka thënë për EJU, kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, i cili është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Unionit Evropian të Xhudos.

Evropiani i hapur në xhudo mbahet të shtunën në Prishtinë! 

Luftërat preliminare nisin prej 10:30, ndërsa blloku i finaleve prej orës 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat